Sociologji
24.03.2008

ÇFARË ËSHTË KOMBI - TEORIA E PËRKUFIZIMIT DHE ORIGJINËS SË KOMBEVE


GĖZIM SELACI

Kjo ese do tė diskutojė nėse teoritė sociologjike, veēanėrisht ajo moderniste dhe ajo etno-simboliste janė teori tė vlefshme pėr tė shpjeguar procesin e krijimit tė kombeve tė ndryshme qė janė shfaqur nė pjesė tė ndryshme tė botės dhe nė kontekste tė ndryshme. Eseja do tė analizojė cilat janė raportet kombit me format e tjera tė identitetit grupor njerėzor, si ai etnik, gjuhėsor, rajonal, fetar, e tė tjerė. A ėshtė shpjegim i mjaftueshėm dhe i kėnaqshėm origjina e pėrbashkėt e kombeve, apo ka elemente tė tjera tė rėndėsishme dhe rrethana qė kanė mundėsuar epokėn e kombeve dhe shtet-kombeve. Mė tutje, eseja do tė kėqyr ndikimin e proceseve nė modernitet nė lindjen e kombeve. >>continue

Histori
02.02.2008

SPASTRIMET ETNIKE SERBE NDAJ SHQIPTAREVE TË SANXHAKUT TË NISHIT


KUJTIM BYTYQI, Diplomatic Academy of London

Studimin tim mbi spastrimet etnike tė shqiptarėve tė Sanxhakut tė Nishit dhe rretheve e kame koncentruar kryesisht nė fillim tė shek. XIX e sidomos pas Krizės lindore tė viteve 1875. Por spastrimet etnike mė tė mėdha ndodhen pas Kongresit tė Berlinit 1878 e deri te Pavarėsia e Shqipėrisė e viti 1912 kur pjesa mė e madhe e popullatės shqiptare tė Sanxhakut tė Nishit ishte shpėrngulur me dhunė nga trojet e tyre stėrgjyshore. Punimi i ndarė nė disa nėntituj qė flasin pėr spastrime masive e pėrcjellė me argumente dhe burime tė sigurta qe e vėrtetojnė ketė fenomen serb tė vjetėr por edhe te ri pėr ne. Gjithashtu nė njė kapitull tė veēantė kamė futur edhe tė gjitha emrat e fshatrave shqiptare tė Sanxhakut tė Nishit dhe rretheve tė cilat I kame siguruar nga literatura dhe tė dhėnat arkivore tė cilat flasin pėr mizoritė serbe tė njė shekulli mė pare. >>continue

Politikė
19.01.2008

ZGJIDHJA E STATUSIT PËRFUNDIMTAR TË KOSOVËS: PROCESE DHE PERSPEKTIVA


BESFORT RRECAJ, LL.M.

Procesi pėr pėrcaktimin e statusit pėrfundimtar tė Kosovės tani ėshtė nė fazėn pėrfundimtare tė saj. Negociatat me ndėrmjetėsim ndėrkombėtar dhe bisedimet direkte ndėrmjet shqiptarėve tė Kosovės dhe liderėve serb kanė dėshtuar tė sjellin njė zgjidhje kompromisi tė avokuar nga komuniteti ndėrkombėtar. Kjo do tė hapte rrugėn pėr tė ashtuquajturin status tė imponuar ndėrkombėtarisht, i cili do tė pėrgatitet dhe tė propozohet nga i Emėruari Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė, Marti Ahtisari. Propozimi merr parasysh faktorė tė ndryshėm tė cilėt janė konsideruar nė pėrcaktimin e statusit pėrfundimtar si, situata historike, marrėdhėniet ndėrmjet shqiptarėve dhe serbėve, situatėn faktike etj. Vendimi pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės, tetė vite pas instalimit tė administratės ndėrkombėtare, tani ėshtė nė duar tė Kėshillit tė Sigurimit duke vepruar nė bazė tė kapitullit tė shtatė tė Kartės sė OKB-sė, i cili i jep atij autoritet tė gjerė qė tė vendosė nė lidhje me masat pėr mbajtjen dhe kthimin e paqes dhe sigurisė ndėrkombėtare. >>continue

Shoqėri
05.12.2007

EFEKTI I TË FOLURIT PËR SHAMINË


GĖZIM SELACI

Debati pro et contra shamisė sė femrės myslimane – si dhe debate tė ngjashme me tė –nė shoqėrinė tonė pengon zhvillimin e njė metodologjie qė do tė jepte koncepte dhe mėnyra tė cilat na duhen sot kur po rimendojmė dhe rishqyrtojmė elementin islam nė kulturėn dhe identitetin tonė kombėtar.

Pa dashur tė hyjė nė debatin pėr apo kundėr shamisė, do tė bėjė njė koment nė lidhje me efektin e tij si dhe debateve tė ngjashme nė lidhje me ato qė dikush i quan “simbole fetare”, dikush “detyra fetare” dhe dikush “tradita tė vjetėrsuara”, apo “tradita tė huaja”. >>continue

Sociologji
04.12.2007

SOCIOLOGJIA E DEVIJIMIT DHE E ARDHMJA E SAJ


AFRIM HALITI (BA, LSE)

Devijimi ėshtė koncept i zgjedhur nga sociologėt pėr tė pėrfshirė format e ndryshme tė sjelljes njerėzore tė cilat janė tė definuara nga pjesėtarėt e sistemit shoqėror si tė gabueshme, tė kėqija, tė pamoralshme, ilegale, apo qė meritojnė mospajtim dhe ndėshkim, ndėrsa sociologjia e devijimit ėshtė studimi i forcave dhe proceseve sociale qė pėrfshihen nė formulimin e standardeve tė tilla vlerėsuese, thyerjeve tė kėtyre standardeve dhe reaksioneve ndaj thyerjeve tė tilla. >>continue

Arkiva

GLOBALIZIMI I BOTËS DHE BOTA E GLOBALIZUAR - GEORGE SOROS, ON GLOBALIZATION

Botime
27.10.2007
 MR. FADIL MALOKU, SOCIOLOG
Nė diskursin tonė politik, atė mediatik e sidomos atė ekonomik ka shumė tė ngjarė qė kompleksi i fenomenit mbi globalizimin, tė shumtėn e rasteve tė pėrzihet e herė herė edhe tė identifikohet me projektin e europeianizmit, pra njė parprojekti qė si ide u hodh nga tė ashtuquajturit eurokratet e Brukselit, me qėllim qė tė pregaditen konditat e njė rrjeti tė ri shtetesh nė kontinent. Disa tė tjerė, kuptohet tė po kėtij diskursi janė tė prirur qė konceptin dhe filozofinė e globalizimit ta identifikojnė me perspektivėn e reduktimit tė shtetit kombėtar nė kėto procese shumė dinamike tė prosperitetit dhe tė begatisė materiale tė njeriut. Thėnė me thjesht, perceptimi pėr kėtė proces, sot ėshtė evident nė tė gjitha sferat e jetės shoqerore tė vendeve dhe tė shteteve nė botė. Por, a mund tė perkufizohet dhe si mund tė pėrkufizohet ky fenomen i ri qė ka filluar tė na e ndryshoje ngapak edhe jeten tonė kėtu nė Kosovėn e pasluftės.
 >>continue
Citate
28.10.2007
Më i ftohti ndër të gjithë përbindëshat e ftohtë

Diku nėpėr botė ka akoma popuj e kope, por s’ka mė ndėr ne, o vėllezėr, nga anėt tona ka vetėm shtete. Shteti? Ē’ėshtė ky? Tani mė dėgjoni mirė, do t’ju them fjalėn time pėr vdekjen e popujve.

Shtet quhet mė i ftohti ndėr tė gjithė pėrbindėshat e ftohtė. Ai ėshtė i ftohtė edhe kur gėnjen; nga goja e tij zvarritet ky mashtrim: “Unė, shteti, jam populli”. Dhe ky ėshtė mashtrim! Ata qė krijuan popuj ishin krijues, ata i mbuluan kėta popuj me besim e dashuri; kėshtu i shėrbyen jetės.

Shkatėrrues janė ata qė ngrehin kurthe pėr shumėkėnd, e kėta quhen shtet; ata varin mbi njerėzit njė shpatė e njėqind dėshira lakmuese...

Kėtė shenjė po ju jap: ēdo popull flet gjuhėn e tij tė sė mirės dhe sė keqes: fqinji s’ja kupton. Ai shpik gjuhėn e zakoneve dhe tė sė drejtės. Por shteti gėnjen nė tė gjithė gjuhėt e sė mirės dhe sė keqes; ēfarėdo tė thojė, mashtron, ēfarėdo qė tė ketė nė pronėsi e ka tė vjedhur.

- Niēe, Kėshtu foli Zarathustra >>continue

Artikuj të përzgjedhur mbi GLOBALIZIMIN 

Faqe të tjera:

Agimi.com
Rruzull.net